75 Mall Live Search
13:57 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / L K

Kapet një rimorkio me cigare kotrabandë, po drejtohej nga një serb

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren në brezin kufitar Republika e Kosovës – Serbi, ku më 04.12.24, pas pranimit të informatave nga burimet zyrtare të PK-së, në fshatin Korminjan – Ranilluk është ndaluar njē traktor me rimorkio të improvizuar i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë.

Lidhur me rastin gjatē kontrollit tē rimorkios ështē vērejtur se kishte të ngarkuar mallra si në vijim:
• duhan në paketime (Marlboro, Winston, Camel, Lucky Strike) me peshë nga 500 gramë në sasi prej gjithsej rreth 250 kg duhan i përpunuar,
• cigare Trokadero slim 50 boksa (shteka),
• king 50 boksa, korset i kuq 50 shteka,
• korset i kaltërt 50 shtek,
• trokadero 50 boksa gjithsej 250 shteka.
Vlera e mallit të lartcekur sipas tregut është rreth 8500 €, ndërsa shmangiet nga tatimi dhe akciza janë rreth 1.3000 Є.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit, ndërsa malli dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor derisa rasti procedohet për trajtim te njësitet përkatëse policore.