Kapet personi që e kishte rrahur fort një femër në kryeqytet

Mëngjesin e 13 majit, në Prishtinë ishte sulmuar fizikisht një femër nga një person i panjohur.
Viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore në rrugën “Nebi Gashi” ndërsa i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Hetimet intensive të zhvilluara nga policia në Prishtinë kanë arritur ta identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin, raporton IndeksOnline.
Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i cili ka marr vendim që i njëjti të dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Ende janë të panjohura motivet e këtij sulmi të rëndë./IndeksOnline/