Kapet personi që ua shiti tokën dy herë dy blerësve

Një person në Viti ka arritur që disa parcela të një toke t’i shesë dy herë.
S.B. ka mashtruar dy familje nga ky qytet, duke ua kaluar në emrin e tyre 59 ari tokë. Njëra shitje u bë më 2008 e tjetra 13 vjet më vonë.
Rastin e lajmëruan në polici blerësit e parë, derisa hetuesit arritën ta vënë nën pranga personin e dyshuar që gjendet në mbajtje për 48 orë./klankosova/