Kapet sasi e armatimit në Vushtrri, në aksion me KFOR-in Britanik mori pjesë edhe FSK-ja

Gjatë mbrëmjes së sotme është gjetur një sasi e armatimit në Prelluzhë të Vushtrrisë.
Sipas raportimeve të Indeksonline, në aksionin që u zhvillua nga KFOR-i Britanik, morën pjesë edhe Forcat e Armatosura të Kosovës.
Aksioni i sontëm ka filluar gjatë orës 19:00 dhe ka zgjatur deri në orën 23:00./Indeksonline/