75 Mall Live Search
14:19 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Kapet sasi e konsiderueshme e pijeve jo-alkoolike në veri

Sot oficerët doganor, respektivisht njësit anti-kontrbandë gjatë patrullimeve rutinore në Veri të Mitrovicës kanë kapur një maune e cila kishte sasi të konsiderueshme të pijeve jo-alkoolike mbi 8500 litra.

Oficerët doganor gjatë patrullimeve kanë vërejtur një maune të parkuar, dyshimet e para se ngarkesa përmbante mallra të kontrabanduara. Pas hapjes së maunës janë gjetur sasi e konsiderueshme e pije joalkoolike në sasi prej – 12 paleta x 90 pako x 24 copë = 25,920 copë x 0.33 ltr gjithsejtë 8,553.60Ltr.

Mauna dhe sasia e mallrave të kontrabanduara janë konfiskuar po ashtu edhe është hapur rasti për hetime të mëtejme.

Dogana e Kosovës fton qytetarët që të thërrasin në 0800 50095 për raste të dyshuar të kontrabandës dhe korrupsionit.