75 Mall Live Search
16:37 / E Martë, 03 Gusht 2021 / OSH

Kapet sasi e madhe cigareve, bombonave dhe çamçakëzave të kontrabanduara

Njësitë e Doganës kanë realizuar një aksion pas hetimeve operacionale
ku edhe personi i dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.


Pas një hetimi penal, bazuar në urdhëresën e Gjykatës përkatëse, dje në orët e pasdites,njësitet e Doganës se Kosovës kanë ushtruar kontroll në disa lokacione private në rajonin e Prizrenit dhe Fushë Kosovës, me qëllim të gjetjes së provave dhe mallrave të kontrabanduara.


Si rezultat, zyrtarët tanë kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë  mallra të kontrabanduara në sasi të konsiderueshme, të cilat nëse do të vendoseshin në treg, do të shkaktonin humbje buxhetit.

Mallrat e gjetura janë konfiskuar të gjitha, më poshtë një përmbledhje e përshkrimit të mallrave të sekuestruara:


Cigare                                       278,960 copë
Poqa te thjeshta elektrike    1600 copë
Bombone                                  45 Kg
Çamçakëz 81 Kg
Brisqe të rrojës                       244 Komplete (1 komplete x 4 pce) 
Vlera mallit: 5,432.71 €
Taksat Total: 18,342.56 €


Personi i dyshimtë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa fillestare e ndalimit për 48 orë.