Kapet sasi e madhe e kokainës në Evropë, vlera mbi 100 milionë euro

740 kilogramë kokainë janë kapur në një kontejner me banane në Maltë. Dyshohet se droga e kapur i përkiste klanit Kavac. Destinacioni përfundimtar i drogës pritet të ishte porti i Koperit në Slloveni.
Droga ishte dedikuar që pas Sllovenisë të shpërndahej në tregun e Gjermanisë dhe Austrisë, shkruan Indeksonline.
Droga e nisur nga Ekuadori për në Slloveni ka vlerën e mbi 100 milionë eurove.
Droga ishte e ngarkuar në 1080 kuti të bananeve.
Laboratori ka treguar se kokaina e kapur ishte me pastërti të lartë./Indeksonline/