75 Mall Live Search
14:14 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / P M

Kapet serbi me 20 mijë euro në Jarinje nga dogana

Zyrtarët doganorë në pikë kalimin kufitar në Jarinjë, gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që hynin në territorin e Republikës së Kosovës, kanë zbuluar dhe sekuestruar mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej afro 20 mijë euro.

Paratë e gjetura përbëheshin kryesisht nga monedha në dinarë serb, ndërsa pjesa tjetër në valutën euro.

Mjetet monetare ishin fshehur dhe nuk ishin deklaruar sipas rregullave doganore në momentin e hyrjes në territor nga shtetati serb.