10:22 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kapiten Dragani i mbyllur në burgun kroat, i kërkon ndihmë presidentit Aleksandër Vuçiq

Dragan Vasiljkovic, i njohur ndryshe si Kapiteni Dragani i cili ka kryer krime lufte ndaj civilëve të pa armatosur kroat, tash e një kohë gjendet i burgosur në burgjet e Kroacisë.

Ai tani ka kërkuar ndihmë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i cili është paraparë të zhvilloj një vizitë zyrtare në shtetin kroat.

Sipas mediumit serb “Alo”, Kapiten Dragani me të dëgjuar për vizitën Presidenti të Serbisë Aleksander Vuçiq për vizitë zyrtare në Kroaci ka vendosur që me anë të avokatit të tij i dërgoi një apel dramatik , ose një kërkesë kryetarit të Serbisë me Presidentin kroate Kolinda Grabar Kitaroviç që të flasin rreth tij, transmeton Indeksonline.

“Kapiteni është me të vërtetë i dëshpëruar dhe Vuçiq është shpresa e tij e fundit. Llogaria për të çuar këtë temë në nivelin më të lartë të shtetit mes presidentëve për situatën e tij aktuale për të ndryshuar dhe përmirësuar, shkruan “Alo”.

Avokati i tij Goran Cvetiç pohon se, në bazë të dokumentacionit që zotëron Kroacia ka vepruar në kundërshtim me garancitë e dhëna nga Australia që Vasiljkovic të akuzohet për tre, në vend se pesë vepra penale. /Indeksonline/