12:08 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Kapitenët e ushtrisë bëhen çifti i parë që martohen në akademinë ushtarake gjatë detyrës

Dy kapiten të ushtrisë që u takuan në një akademi ushtarake u bënë çifti i parë i të njëjtës gjini që u martuan gjatë kohës që ishin në detyrë aktive.

Daniel Hall, 30 vjeç dhe Vincent Franchino, 26 vjeç, u kthyen në Akademinë Ushtarake “West Point” në New York për të deklaruar publikisht dashurinë e tyre ndaj njëri-tjetrit, transmeton Indeksonline.

Burrat ishin takuar në shkollë në gusht 2009, kur Franchino ishte i ri në moshë, ndërsa Daniel Hall ishte në moshë të rritur.

Takimi i tyre i parë ishte në shkurt të vitit 2012 në Uashington./Indeksonline/