Kapiteni Amir Rrahmani i lumtur me fitoren e Kosovës, shpreson të kalojnë tutje

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani në një prononcim për RTK, është shprehur i lumtur me fitoren kundër Islandës, por sipas tij, Kosova vuajti në 30 minutat e parë të lojës.
Kosova mundi Islandën, me rezultat 2-1,të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve.
Rrahmani ka folur edhe për lojtarët e rinj në ekipin kombëtar.
“Kush do që vjen duhet të gjejmë balanci për fitore. Shpresojmë së do të arrijmë të kalojmë grupin. Kemi pas problem 30 minutat e parë, pas golit të pësuar u vendosem më mirë. Kishim shumë hapësira të goli i parë, nuk ishim të vendosur mirë, por më pas e kontrolluam mirë lojën dhe jemi të lumtur me fitoren”, tha Rrahmani.