Kapiteni dorëzohet, Amir Rrahmani në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Suedisë

Kombëtarja e Kosovës të hënën zhvillon ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese në Kupën e Botës 2026, kundër Suedisë.
Kapiteni, Amir Rrahmani pritet të mungoj në ndeshjen kundër Suedisë, që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline
Mësohet se mbrojtësi preferon të rikthehet në Napoli për t’u rikuperuar nga një tërheqje muskolare.
Ai ia kthen shpinën Kosovës dhe pritet që të mungoj ndaj Suedisë.
Rrahmani u lëndua gjatë humbjes turpëruese ndaj Zvicrës (4:0) dhe u largua nga fusha me kokën ulur./Indeksonline/