75 Mall Live Search
16:07 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / LB

Kapiteni i Ballkanit ftohet nga Mali i Zi

Edhe zyrtarisht kapiteni i Ballkanit Edvin Kuç, ka marr ftesë nga Kombëtarja e Malit të Zi.

Kuç do të jetë pjesë e skuadrës malazeze për ndeshjet e këtij muaji.

Miodrag Raduloviq, përzgjedhës i Kombëtares së Malit të Zi, të hënën ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e tetorit, ku ka përfshirë edhe mesfushorin e Ballkanit, Edvin Kuç.

Ai do t’i bashkohet Malit të Zi në grumbullim më 9 tetor, ndërsa pritet të aktivizohet në miqësoren kundër Libanit që luhet më 12 tetor në Podgoricë.

Mali i Zi në tetor do të përballet me Serbinë në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.