Kapiteni i Ballkanit paralajmëron në mënyrë indirekte se do të luftojnë për titullin e kampionit
Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha, ka lëshuar një mesazh domethënës për momentet e mira që po kalon skuadra e tij.
Ish-mbrojtësi kampion me skuadrën e Prishtinës, është shprehur për mënyrën se si mund të qëndrojnë në pozitën që janë.
Pas 12 javësh, Ballkani kryeson Superligën.
“Gjërat më të bukura duhet të luftosh për t’i pasur, por edhe kur i ke duhet të luftojsh për ti mbajtur!!”, ka shkruar ai në Facebook.
Ballkani në fundjavë është mysafir i Feronikelit.
