Kapiteni i Ballkanit: Prishtinë një kundërshtar i fortë, do të “luftojmë” në dy fronte

Ballkani ka kaluar në finale pasi eliminoi Feronikelin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Të dy ndeshjet përfunduan në barazim, por skuadra nga Suhareka siguroi kualifikimin falë golit të shënuar si mysafir.
Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha e ka cilësuar Feronikelin si kundërshtar shumë të vështirë derisa më meritori sipas tij është president ii klubit.
“E eliminuam nje skuader shum te fort siq eshte Feronikeli. Nornalisht per kete sukses u desht shum mund edhe ndjers te cilen nuk e kursyen bashklotjaret e mi dhe dhan gjithqka nga vetje per fanelen portokalli qe e kan veshur shum gjenerata para neve. Per kete i pergezoj dhe i uroj te gjith bashkëlojtarët”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

“Meritat per kete suksese pa dyshim treneri dhe stafi pa harruar ideatorin dhe kreatorin e gjith keësaj historie presidentin ton Arsim Kabashin”.
Berisha e ka cilësuar Prishtinën si një kundërshtar të vështirë në finale derisa tha se do të punojnë për të fituar edhe Superligën edhe Kupën.
“Po kemi nje kundeshtar te fort ne finale qe po ben shum mir ne ket fillim por mendoj qe jemi ne rrug te mir dhe pas kesaj ndeshje na u kthye edhe vetbesimi dhe besoj qe jemi ne formen e meparshme”.
“Synimet do te jen te njejtat do te punojm per te dyat pasi qe kemi ekip te fort dhe bank me cilesi te lart qe mund ti kapim te dyat keshtu qe do ti pervilemi manget dhe do ti presim ndeshjet nje nga nje”, ka shtuar Berisha.
Ballkani është në finale të Kupës së Kosovës dhe renditet në vendin e tretë në Superligë pas Dritës dhe Prishtinës. /IndeksOnline/