Kapiteni i Çekisë: “Kur e helmon Kosovën, lojtarët e humbin kokën”
Mbrojtësi Marek Suchy, ka thënë se Kombëtarja e Çekisë do të synojë 3 pikë kundër Kosovës.
Ai ka rezervuar fjalë të mira për “dardanët”, por e ka gjetur edhe një pikë të dobët ku mund të na godasin.
“I kemi analizuar në video dhe ata janë të shkëlqyeshëm në sulm, por kanë edhe mbrojtje të sofistikuar. Mund të themi se janë mjaft kompleks dhe të përgatitur mirë. Jam i sigurt se do të jenë të mbushur me energji nga përkrahja e mijëra spektatorëve. Por ata kanë një problem që kur i helmon e humbin kokën”, deklaroi kapiteni Suchy./Indeksonline/.