75 Mall Live Search
23:15 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / Blerim

Kapiteni i Chelseas: Është e mahnitshme, janë familja ime

Skuadra e Chelseas e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve në një përballje të fuqishme me klubin e Manchester Cityt.

Me golin e Havertz, ‘blut’ u shpallën më të mirët e Evropës, duke fituar kështu këtë kompeticion për herë të dytë, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe kapiteni i Chelseas, Cezar Aspilicueta i cili tha se e donte këtë trofe dhe ia doli.

“Kai Havertz ishte aq i qetë. Jo vetëm kaq. Ai vrapon si i çmendur! Kjo është arsyeja pse ai e meriton këtë”, tha fillimisht ai.

“Unë erdha këtu në vitin 2012 pas asaj fitoreje në Ligën e Kampionëve. Doja të përsëris atë sukses në Ligën e Kampionëve. Është e mahnitshme. Janë familja ime. Është një ditë e veçantë, e veçantë”, tha ai.