75 Mall Live Search
16:53 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kapiteni i Dritës: Çdo skuadër duhet të na ketë frikën

Ardian Limani ishte njëri nga golashënuesit në fitoren e madhe të Dritës ndaj rivalit lokal të qytetit.

Drita mposhti me rezultat 3-1 Gjilanin dhe kapiteni i skuadrës është shprehur mjaft i lumtur me këtë fitore, ndërsa ka paralajmëruar edhe skuadrat tjera, duke thënë se duhet t’ia kenë frikën Dritës në vazhdim.

“Rikthimi pas barazimit tregon mentalitetin e forcës. Ishte një fitore e merituar dhe ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Çdo skuadër duhet të na ketë frikën, pavarësisht se ku luajm në shtëpi apo udhëtim”, deklaroi fillimisht Limani.

Limani më tutje shtoi duke thënë se golin ia dedikon ish-bashkëlojtarit të tij, Taulant Haliti, i cili sot feston ditëlindjen. /IndeksOnline/