17:19 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kapiteni i Dritës: Kemi forcë për ta mposhtur cilëndo skuadër

Ardian Limani, kapiteni i skuadrës së Dritës ka folur për IndeksOnline, në lidhje me synimet e klubit të tij.

“Mendoj që për këto 5 ndeshje Drita ka treguar nivel të lartë, ani pse ndeshjen e parë fatkeqësisht e humbëm. Të gjithë e kemi parë reagimin tonë në ndeshjet pasusese dhe kemi treguar se kemi potencial për ta rikthyer titullin në qytetin tonë “ tha futbollisti i Dritës.

Kurse i pyetur se cilën skuadër e sheh favorit për ta fituar titullin e kampionit ai tregoi se si favorit kryesor e sheh skuadrën e Feronikelit dhe atë të Prishtinës.

“Rivaliteti është tepër i madh, ku shumë skuadra janë të fuqishme në çdo aspekt. Favorit kryesor e shoh Feronikelin, por edhe Prishtina është e sigurtë që do të ngjitet lartë në tabelë dhe do të jetë kandidat i denjë” u shpreh kapiteni.

Ai po ashtu tregoi se janë të fokusuar në ndeshjen e ardhshme kundër Trepçës ’89, e për këtë ndeshje ai tha se nuk do të jetë e lehtë, mirëpo u shpreh optimist duke thënë “nuk eshte e lehtë fare e pastaj të mendojmë për tjerat, por gjithsesi ne kemi forcë për ta mposhtur cilëndo skuadër”.

Po ashtu Limani foli edhe për ndeshjet që skuadra e tij mund t’i zhvillojë kundër Gjilanit apo Prishtinës mirëpo sipas tij nuk i ka menduar ende ndeshjet kundër këtyre dy skuadrave sepse i gjithë fokusi është për ndeshjen e ardhshme.

Skuadra e Dritës deri më tani është në vendin e dytë në tabelë me 10 pikë, e cila në 5 ndeshje të luajtura deri më tani në këtë sezon ka tri fitore, një humbje dhe një barazim.

Drita me 22 shtator do ta pres Trepçën ’89 në Gjilan, kurse ndeshja do të filloj nga ora 15:00./Indeksonline/.