75 Mall Live Search
18:12 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Kapiteni i Gjilanit: Së bashku me Skifterat mund t’ia dalim

Pas humbjes që pësoi dje nga Llapi, Gjilani e ka mbyllur fazën e dytë të Superligës së Kosovës në futboll në pozitën e tretë.

Gjilani ka gurmbulluar 41 pikë, tre më pak se lideri Ballkani që ka gjithsej 44 pikë, shkruan IndeksOnline.

Para fillimit të fazës së fundit në Superligë, ka reaguar kapiteni i Gjilanit Ylber Kastrati, i cili në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se së bashku me Skifterat mund t’ia dalin që në fund të stolisen me titullin e kampionit.

“Pengesat nuk duhet të shërbejnë për arsyetime, por për të vërtetuar moralin dhe karakterin se sa të fortë e ke!

Kemi dhe 11 finale pranë vetës dhe me ndihmën e tifozëve të mrekullueshëm siç janë “Skifterat” ne mund t’ia arrijmë qëllimit. Së bashku i’a dalim”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e tij në Facebook.

Gjilani, ndeshjen e parë të fazës së tretë do ta luajë si vendas ndaj Trepçës 89, ndeshje kjo e cila luhet javën e ardhshme./IndeksOnline/