18:21 / E Martë, 03 Janar 2023 / mp

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana, mbështetës i kampanjës lulëkuqja

Lorik Cana, Kapiteni i Kombëtares Shqiptare në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka mbështetur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

“Mbështes nismën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të shndërrohet në simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit.

Romë 03.01.2023 Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon nga zemra Kapitenin Lorik Cana për këtë mbështetje shumë të rëndësishme për ne dhe i është mirënjohës për gjithçka që ka bërë për të afirmuar kombin tonë në botë”, ka shkruar ai.