75 Mall Live Search
23:28 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / Blerim

Kapiteni i Kosovës: Spanja është larg nga niveli ynë, ata janë më të mirët në botë

Kosova u mposht 3 me 1 nga Spanja në ndeshjen e dytë para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’, ndeshje e zhvilluar në Sevilla.

Pas ndeshjes ka folur kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani. Ai thotë se Spanja është në një tjetër nivel, shkruan IndeksOnline

“Kemi luftu për njëri-tjetrin. Spanja është një prej ekipeve më të mira në botë. Jemi ende shumë larg prej nivelit të Spanjës. Kemi provu m’i kriju do shansa. Ky është kualiteti i tyre, kanë pasë shumë raste. Spanja është super ekip, por na duhet me kqyr lojën tonë. Me lujt si Greqia nuk është mentaliteti jonë. Konkurrenca jonë është Gjeorgjia me Greqinë. Duhet me provu mu rrit si lojtarë dhe si ekip. E kemi ndërru sistemin e lojës”, u shpreh Ujkani pas ndeshjes.

Kujtojmë që golin e vetëm për ‘Dardanët’ në stadiumin ‘La Cartuja’ e shënoi mesfushori, Besar Halimi./IndeksOnline/