Kapiteni i Kosovës U19 niset për Itali, shumë skuadra të interesuara për të

Kapiteni i Kosovës U19, Blerjon Avdimetaj karrierën do ta vazhdojë diku në Evropë.
Supertalenti kosovar ka qenë për disa ditë pjesë e turneut “Dosena” ku u paraqit si startues për Cremonesen me të cilën skuadër edhe fitoj turneun.

Pas paraqitje te mira, për Avdimetajn kanë shprehur interesim shumë skuadra italiane.

Për ish-lojtarin e Besës ka interesim edhe nga skuadra kroate, belge e austriake.
Interesimi i madh për futbollistin kosovar kanë ardhur pas paraqitjeve të mira që ka pasur me Përfaqësuesen U19 të Kosovës në turneun “Roma Caput Mundi”.

Avdimetaj ka marrë rrugën për Itali dhe së shpejti pritet të përcaktohet për skuadrën e re.

Qendërmbrojtësi shtatgjatë llogaritet si njëri nga talentët më premtues ne futbollin kosovar./Indeksonline/
