10:09 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Kapiteni i Liverpoolit i nënshtrohet një operacioni, mungon dy muaj!

Skuadra e Liverpoolit e ka konfirmuar se futbollisti i tyre, Jordan Henderson, i është nënshtruar një operacioni.

Kapiteni u largua nga loja pas një lëndimi që pati në derbin lokal ndaj Evertonit, shkruan IndeksOnline.

Kampioni aktual i Premierligës përmes një komunikate shtypi tregon se lojtari i është nënshtruar një operacioni.

Hendo pritet të mungojë rreth 6 javë, kurse kthimi i tij parashikohet të ndodhë gjatë muajit prill./IndeksOnline/