75 Mall Live Search
15:33 / E Diele, 08 Qershor 2025 / Gj. Sh

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti mungon kundër Letonisë

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti do të mungojë në ndeshjen e radhës, kundër Letonisë.

Ai është ndëshkuar me karton të verdhë, në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Serbisë, e cila përfundoi me barazim 0-0 dhe ka plotësuar numrin e kartonëve, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Shqipëria do të jetë pa kapitenin në ndeshjen ndaj Letonisë, e cila zhvillohet të martën në “Skonto Stadions” të Rigës, nga ora 20:45, në kuadër të Grupit K për kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

”Kapiteni Berat Gjimshiti do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë, për shkak se është i pezulluar prej kartonëve të verdhë.

Kombëtarja ka kryer paraditen e sotme seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Letoninë dhe pritet që në mbrëmje të mbërrijë në Riga.”, thuhet në njoftimin e FShF-së./IndeksOnline/