10:19 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Kapiteni i Wolvesit, akuzohet nga tifozët se rrëshqiti me qëllim te goli i Firminos

Liverpooli e vazhdoi ecurinë e mirë në Premierligë me fitore të vështirë ndaj Wolverhampton 1:2.

Goditja me të majtën e Firminos në minutën e 84-të ia siguroi tri pikë për ekipin e Liverpoolit, por disa tifozë kanë ngritur hipotezat për rolin e lojtarit të Wolvesit, Conor Coady te goli i fitores.

Ata akuzuan Coadyn, i cili një kohë luajti me klubin e Liverpoolit se rrëshqiti me qëllim, transmeton Indeksonline.

Siç duket, disa tifozë e kanë të pamundur ta pranojnë superioritetin e këtij ekipi të Liverpoolit./Indeksonline/