75 Mall Live Search
23:12 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kapiteni kosovar i Malit të Zi: Kosova ka të ardhme

Kapiteni i Malit të Zi, Fatos Beqiraj ka folur pas ndeshjes me Kosovën.

Beqiraj ndaj Kosovës ishte kapiten.

“E kam shikuar vetëm anën sportive. E kam pasur një dëshirë kur është hedhur shorti që Mali i Zi mos të bie në short me Kosovën. Sot nuk ishte njëjtë pasi luajtëm pa shikues”, tha pas ndeshjes Fatos Beqiraj.

“Ndodhi shumë shpejt largimi i trajnerit dhe dy lojtarëve. Kosova ka të ardhme dhe këtë e kam ditur”, tha Beqiraj.