75 Mall Live Search
23:09 / E Shtunë, 15 Nëntor 2025 / G T

Kapiteni legjendar i Kosovës, Anel Rashkaj: Kurrë paraqitje më të mira s’kemi bërë… E siguruam play-offin!

Kombëtarja e Kosovës arriti fitore 0:2 ndaj Sllovenisë në kualifikim për Kupën e Botës, duke siguruar vendin e dytë që çon në play-off.

Ish-kapiteni i parë i Kosovës, Anel Rashkaj përmes rrjeteve sociale ka bërë një reagim për këtë fitore historike, shkruan Indeksonline

Rashkaj thotë se kurrë Kosova s’ka bërë paraqitje më të mirë se këto në këtë kampanjë.

“E siguruam play-offin. Kampanjë kualifikuese më të mirë se kjo nuk kemi pasur deri tani, po ashtu as ekip dhe paraqitje më të mira se këtë herë. I përgëzoj të gjithë për këto performanca dhe mos t’i harrojmë Dardanët, të cilët i kanë bërë ndeshjet jashtë të ndihen sikur të ishin duke u luajtur në Kosovë”, shkruhet në postimin e Anelit

Kujtojmë që Kosova pas tri ditësh në “Fadil Vokrri” luan ndaj Zvicrës./Indeksonline/