Kapiteni pa medalje! Tre lojtarë të Spursit nuk u stolisën mbrëmë…!

Skuadra e Tottenham Hotspur mbrëmë shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Manchester Unitedit, duke fituar UEFA Europa Leaguen.
Një ngjarje interesante ndodhi gjatë ceremonisë së medaljeve, shkruan Indeksonline
Tre futbollistë nuk u stolisën me medalje, në mesin e tyre edhe kapiteni Heung-min Son.

Nuk kishte medalje të mjaftueshme, apo për shkak të numrit të limituar ende nuk kemi info të sakta.
Përvec Son-it, pa medalje mbeten dyshja, Cristian Romero dhe Bentancur./Indeksonline/