75 Mall Live Search
07:22 / E Premte, 21 Nëntor 2025 / G T

Kapiteni sllovak Skriniar flet për Kosovën: Kanë bërë një kampanjë të shkëlqyer!

Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Sllovakisë, ndeshjen gjysmfinale të play-offit për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Kapiteni sllovak, Milan Skriniar foli për këtë short tejet të vështirë, shkruan Indeksonline

Ai e cilëson Kosovën si kundërshtar të fortë, duke u bazuar nga kampanja që pati në fazën e grupeve.

“Kosova luajti një kampanjë të shkëlqyer kualifikuese, asgjë e lehtë nuk na pret me ta”, u shpreh ish-mbrojtësi i Interit

Kujtojmë që kjo ndeshje pritet të zhvillohet gjatë muajit mars më datën 26-të./Indeksonline/