Kapiteni Ujkani: Në qershor do të gëzojmë një familje me shtëpi të re
Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion humanitar për ta strehuar një familje, duke i ndërtuar një shtëpi. Kapiteni Samir Ujkani tregon që këtë punë ja kanë besuar organizatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” që drejtohet nga hoxha Halil Kastrati, shkruan Indeksonline.
“Vullneti i të gjithë futbolistëve ka qenë që të ndihmojnë një familje të pastrehë duke i ndërtuar një shtëpi. Këtë ja kemi besuar hoxhës Halil Kastrati sepse kemi besim 100% te ai dhe e dimë që po bënë një punë të mrekullueshme. Lojtarët kanë kontribuar duke dhënë nga një shumë të parave. Shpresojmë që shtëpia të përfundoj shpejtë dhe besojmë që në fillim të qershorit kur kemi grumbullimin e ardhshëm, së bashku me futbollistët ta gëzojmë një familje me këtë shtëpi” deklaroi Ujkani për Indeksonline.
Kosova do të grumbullohet më 2 qershor në Prishtinë dhe për 3 ditë do të zhvilloj përgatitje, para se të niset drejt Podgoricës ku më 7 qershor do të luaj kundër Malit të Zi. Ndërsa ndeshja tjetër zhvillohet me 10 qershor kundër Bullgarisë në Sofje.