Kapja e Maduros, Shtëpia e Bardhë poston meme në rrjetet sociale
Shtëpia e Bardhë ka postuar në X një sërë mesazhesh, memesh dhe imazhesh në lidhje me operacionin ushtarak në Venezuelë, ku Nicolas Maduro u kap nga forcat amerikane.
Në njërën prej tyre, “FAFO” përdoret për të theksuar idenë se Donald Trump e ka seriozisht kur bëhet fjalë për politikën e jashtme.
Kjo u përdor nga sekretari i mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, gjatë një konference për shtyp, në të cilën ai bëri këtë vlerësim për Maduron, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
https://x.com/WhiteHouse/status/2007543726521155938
Postimi përfshin tekstin: “Presidenti Trump është një njeri i veprimit. Nëse nuk e dini, tani e dini.”

