21:31 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Kaplohet nga zjarri një objekt në lagjen Dardania

Një objekt i pa banuar është kapluar nga zjarri afër parkingut “Flamurtari” në lagjen Dardania në Prishtinë.

Kjo ka ndodhur rreth orës 19:40 ditën e sotme kurse njësitet policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes.  Këta të fundit kanë konstatuar se objekti është i pabanueshëm dhe se aty janë djegur disa mbeturina.

Ndryshe, Policia  ka konfirmuar se nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme materiale ndërsa njësitet zjarrfikëse kanë shuar zjarrin./Indeksonline/