Kapo ka gati këngën e re!

Trim Ademi, i njohur me emrin artistik Capital T, ka gati këngën e re.
Një muaj pasi publikoi bashkëpunimin e suksesshëm “Ike Ti”, Kapo po vjen me një tjetër duet.
Bashkëpunimin e radhës, Trimi do ta publikojë sot, në ora 18:00.
Kënga quhet egoiste, dhe vjen në duet me Orgito Dapën.
“Lansimi i këngës “Egoiste”, versioni audio në të gjitha platformat digjitale fillon sot nga ora 18:00” ka thënë Kapo, duke postuar posterin e këngës, por duke mos ndarë detaje të tjera mbi projektin.