75 Mall Live Search
12:35 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Kapsolla, tymosëse dhe bojë ndaj policisë e kryeministrisë

Janë bërë një orë që kur ka nisur protesta e pestë e opozitës së bashkuar shqiptare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Me parulla dhe thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, protestuesit kanë marshuar duke rrethuar dy herë kryeministrinë.

Protestuesit kanë arritur të shembin disa rrethoja si dhe kanë gjuajtur me kapsolla e tymësose.

Gjithashtu, është gjuajtur me bojë ndaj hyrjes së kryeministrisë.

Megjithatë, deri më tani, nuk ka pasur nevojë për intervenimin e policisë.

Mbetet për t’u parë se si do të vijojë protesta. /Indeksonline/