09:19 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Serbët e Graçanicës, sfidojnë Covidin-19, s’e mbajnë distancën

Institucionet shtetërore të Kosovës vazhdojnë të këshillojnë qytetarët që të vendosin maska, të mbajnë distancën dhe të kujdesen për higjienën, në mënyrë që koronavirusi të mbahet sa më larg.

Por distanca e propozuar nga institucionet kosovare, nuk po respektohet në Komunën e Graçanicës.

Qytetarë të shumtë janë parë mëngjesin e sotëm duke pritur para objektit të Postës, ku edhe bëjnë pagesa të shumta e kryejnë shërbime të tjera.

Në redaksi të Indeksonline janë dërguar disa fotografi ku tregojnë qartë mosrespektimin e distancës, gjë kjo e cila ndikon në rritjen e mundësisë së përhapjes së virusit COVID-19./Indeksonline/