14:45 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kaq bukur duket Rita Ora, veshur me fustanin luksoz

Rita Ora është një nga këngëtaret shqiptare që ka arritur sukses ndërkombëtar duke u bërë e dashur për publikun gjithandej nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Ajo me këngët e saj ka arritur të bëjë për vete miliona fansa, dhe jo vetëm me këngë, ajo pëlqehet shumë edhe për dukjen e saj.

Bukuria, si dhe format trupore janë gjithnjë në qendër të vëmendjes nga fansat.

Së fundmi ajo është paraqitur me një fustan luksoz të markës ‘Prada’ duke marrë vëmendjen e publikut.

Kujtojmë që kënga e fundit e saj me titull ‘Ritual’ u prit mjaft mirë nga publiku. /Indeksonline/