Kaq gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1157 gjoba trafiku.
Gjithashtu, janë shqiptuar edhe 218 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente me të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale.
Janë arrestuar tetë persona, pesë janë dërguar në mbajtje dhe dy në ndalim policor.
