Kaq klikime ka deri më sot kënga e famshme “Bonbon” e Erës!

Më 7 mars të vitit 2016 është lansuar në YouTube kënga “Bonbon” nga Era Istrefi, e cila bëri bujë botërore.
Ndërsa deri më tani, kënga ka arritur mbi 769 milionë shikime në YouTube, shkruan Indeksonline.
Teksti i këngës hit është shkruar nga vetë ajo dhe Ergen Berisha.
Muzika është realizuar nga 3 producentë të ndryshëm, saktësisht Cricet, Big Bang dhe Dj Toton.
Videoklipi i këtij projekti është xhiruar nga produksioni Entermedia.