19:27 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kaq miliona do t’i kushtojë Prishtinës Kompleksi i ri Sportiv

Prishtina, klubi i futbollit, pritet që shumë shpejt të bëhet me një Kompleks Sportiv modern.

Ky Kompleks do të jenë i pajisur me gjithçka – duke filluar nga fushat sportive e deri te restaurantet për futbollistët e klubit.

Tani, për këtë çështje, ka folur edhe drejtori i klubit nga kryeqyteti, Arbnor Morina, transmeton IndeksOnline.

I ftuar në emisionin, ”90 Plus”, Morina ka zbuluar në detaje për këtë Kompleks si dhe koston e këtij investimi.

”Kosto e këtij Kompleksi do të jetë rreth 4 milionë e gjysmë dhe do të përfundojë pas katër etapash. Do të financohet nga presidenti, Remzi Ejupi si dhe nga partnerët e tij nga Perëndimi”.

”Do të jetë e pajisur me gjithçka, madje edhe me restaurante për futbollistë si dhe zhveshtore për lojtarët e parë dhe grupmoshat e reja”.

”Mund të zhvillohen edhe ndeshjet kampionale, do të jetë me tribuna dhe presim ta marrim licensimin pasi do të jetë në bazë të kritereve të UEFA-s”, tha Morina./IndeksOnline/