75 Mall Live Search
19:46 / E Hënë, 22 Janar 2024 / LB

Kaq para do Newcastle për Trippierin nga Bayerni

Newcastle United po ia kërkon Bayern Munchenit 13 deri në 14 milionë euro për Kieran Trippierin, sipas Sky-it në Gjermani.

Bardh e Zinjtë po e kërkojnë këtë shumë për një marrëveshje permanente ose si shumë obligative pas një marrëveshje fillimisht në formë huazimi.

Sidoqoftë, bavarezët nuk duan të shpenzojnë gjithaq për përfaqësuesin e Anglisë.