75 Mall Live Search
11:56 / E Hënë, 18 Dhjetor 2023 / L K

Kaq para dyshohet se janë vjedhur në grabitjen e “ExCoins” në Prishtinë

Indeksonline ka raportuar nga vendi i ngjarjes për grabitjen e armatosur që ka ndodhur paraditën e sotme në “ExCoins” në Tophane të Prishtinës.

Pronari i biznesit i ka thënë gazetares së Indeksonline se shuma e parave të vjedhura është rreth 50 mijë euro.

Sipas tij dy persona janë futur me kallashnikovë duke kërcënuar punëtorët që ishin në vendin e punës të cilëve iu kanë marrë këtë shumë të konsiderueshme të parave.

“Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/