Kaq para i kushtoi Kosovës rryma nga Serbia

Kosova për tre vjet i dërgoi 55 milionë euro në kompanitë serbe për energji.
Këtë konstatim e bëri publik deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, në Komisionin Hetimor Parlamentar për Energjinë, ku raportoi ish-shefi i KOSTT-it.
Për këtë Fadil Ismajli ka një shpjegim, derisa thotë se KOSTT-it i është bërë padrejtësi e madhe.