75 Mall Live Search
20:39 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / MSH

Kaq para pagoi Noizy për t’u liruar pas arrestimit nga Policia e Kosovës!

Reperi Rigels Rajku është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vermicë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj tij ka qenë aktiv një urdhër i gjykatës, prandaj është shoqëruar në stacionin “Qendra” në Prishtinë për t’u liruar ditën e sotme.

Mësohet se lirimi i tij erdhi pas pagesës së një gjobe prej 2000 euro.

Noizy sapo kishte ardhur nga Zvicra, ku ka kaluar disa ditë pushimi me miqtë e tij Blerim Destanin dhe reperin Mozzik, shkruan afterparty.

Në momentin, që ka kaluar në pikën kufitare, në Vermicë, sistemi kufitar ka treguar pasaportën e reperit me shenjë të kuqe.

Ndalimi i reperit ka ardhur pasi ai ka pasur një urdhëresë nga Gjykata.

Arsyeja e këtij arrestimi ka qenë një sherr që ka ndodhur në vitin 2016, ku ishte i përfshirë edhe Noizy.