75 Mall Live Search
18:43 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kaq persona kanë votuar deri në orën 17 sipas DnV-së

Demokracia në Veprim ka mbajtur konferencën e tretë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit.

DnV ka rekrutuar 1784 vëzhgues afatshkurtër të cilët po mbulojnë të gjitha vendvotimet.

Albert Krasniqi nga DnV, tha se deri në ora 17:00, procesi ka ecur mirë.

“Deri në ora 17:00, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar mbi 427 mijë qytetarë, rreth 1.3 milionë qytetarë, apo 31.6 për qind”, tha Krasniqi.