Kaq romantik se kemi parë! Shpati e “ëmbëlson” Selvijen me urimin e ditëlindjes

Dita e sotme paska qenë më ndryshe për Shpat Kasapin.
Kjo pasi sot, bashkëshortja e tij, Selvia feston ditëlindjen.
Urimin më special e mori nga vet bashkëshorti duke i shkruar fjalë të ëmbla.
“Urime ditëlindjen njeriu më i mirë i kësaj bote, gruaja ime ti që i dhe kuptim jetës sime. Unë dhe Roeli të duam shummmmmm. Jemi me fat që të kemi”, shkroi ai në një foto të publikuar në Instagram./Indeksonline/
