13:54 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kaq serb votuan deri tani në Kllokot

Numër i madh i qytetarëve të Kosovës i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur të preferuarit e tyre për të udhëhequr me vendin.

E në këto zgjedhje po vrehet një interesim tejet i madh i qytetarëve në komunat e banuara me serbë, raporton IndeksOnline.

Në shkollën “Sveti Sava”, në Kllokot, deri në orën 13:00 kanë votuar 340 votues.

Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline, Ivica Tomic, menaxher i Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në këtë vend.

Ndërsa, 1282 persona kanë të drejtë të votojnë në këtë komunë./IndeksOnline/