18:24 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / AR

Kaq u gjobit shoferi që voziti 72 km/h më shumë

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, policia ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me 172 km/h.

Për këtë shkelje, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 172 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).Policia e Kosovës po vazhdon dhe do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.