75 Mall Live Search
00:30 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kaq u kushton furnizimi me bukë e byrekë Spitalit të Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës shumë shpejt do të furnizohet me bollëk sa i përket ushqimit.

Lidhur me këtë, ditë më parë është finalizuar një kontratë e cila këtë institucion shëndetësor do ta furnizojë me bukë e byrekë, shkruan Indeksonline.

Ani pse vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 22.100,00 euro, e njëjta është arritur të nënshkruhet për shumën prej 18.944,00 euro.

Tutje, bëhet e ditur se ky tender i është besuar operatorit ekonomik “Oreksi” Sh.P.K. Për të njëjtin tender thuhet se kanë qenë vetëm dy ofertues.

Kontrata në fjalë do të zgjasë jo më shumë se 12 muaj. /Indeksonline/