15:59 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kaq u paguan stafi teknik dhe anëtarët për zgjedhjet e 6 tetorit

Rreth 23 mijë persona ,anëtarë të këshillave të vendvotimit dhe staf teknik, kanë qenë të anagahuar në zgjedhjet e 6 tetorit

Në bazë të vendimit “Për pagesat e Stafit të Angazhuar në Qendrat e Votimit (QV) dhe në Vendvotime  (VV) për zgjedhjet e Parakohshme të Kuvendit të Kosovës 2019” kështu u pagua çdo person që ka qenë i angazhuar më 6 tetor, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, KQZ ka konfirmuar për Indeksonline, se tashmë kanë filluar pagesat për ta.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se deri më tani në Ministrinë e Financave janë dërguar listat e personave të angazhuar në 22 komuna.

“Deri më tani janë dërguar për në Ministrinë e Financave listat për personat e angazhuar në 22 komuna: Deçan, Gjakovë, Drenas, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Skenderaj, Suharekë, Vushtrri, Zubin Potok, Junik, Mamushë, Han i Elezit, Graçanicë, Ranilluk, Partesh dhe Kllokot”, ka thënë ai.